Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ngërçi në Kuvend, përfundon takimi Kurti-Limaj. Do të ndërrohet kandidati?
Kosova E Shtunë, 19 Korrik 2025 17:48 Ka përfunduar takimi mes dy liderëve të partive politike, NISMA dhe Vetëvendosje, të Fatmir Limajt me Albin Kurtin. Nuk ka informacione rreth marrëveshjes të mundshme mes tyre. Kuvendi i Kosovës është në situatë të ngërçit politik, pasi legjislatura e nëntë nuk ka arritur ende konstituimin e institucionit legjislativ të Kosovës. Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese u ka lënë hapësirë 30 ditë deputetëve për konstituimin e Kuvendit, teksa ky afat përfundon në fund të muajit ende nuk dihet se cili do të jetë skenari tjetër në rast dështimi.