Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ngacmoi seksualisht dy nxënëse në shkollën ku punonte, ndalohet nga policia mësuesi në Përrenjas
👁10053
Një mësues në Përrenjas është ndaluar nga policia pasi ngacmoi seksualisht dy nxënëse. Mësohet se mësuesi 55 vjeçar Fatmir Hoxha punonte në shkollën 9-vjeçare të fshatit Rrajcë Skëndërbe në Përrenjas. Ndërsa dy vajzat janë nxënëse të klasës së nëntë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd ndaluan me iniciativë shtetasin F. H., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, 2 nxënëse të shkollës ku ishte mësues”, sipas policisë. Top Channel