No Image Available

Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, ky është këngëtari fierak që u arrestua nga policia

Këngëtari fierak Erind Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas një denoncimi lidhur me përndjekjen e dyshuar të disa vajzave të mitura dhe kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj tyre. Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë Fier, Xhaferi është ndaluar pas një informacioni të marrë në rrugë operative. Mësohet se kanë qenë vetë vajzat që kanë telefonuar në sallën operative të Policisë, duke vënë në lëvizje shërbimet e Komisariatit të Fierit. Pas marrjes së informacionit, efektivët kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë ndërmarrë veprimet për dokumentimin e rastit. Në vijim, këngëtari është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku janë kryer veprimet e mëtejshme procedurale. Sipas të dhënave paraprake, ndaj Xhaferit është ngritur dyshimi për veprën penale të...