Nga vizita te protestuesit e arrestuar në takimin me ambasadoren e BE, Tabaku kërkon llogaridhënie për dhunën policore: Të hënën dëgjesë me ministrin Demo

Nga vizita te protestuesit e arrestuar në takimin me ambasadoren e BE, Tabaku kërkon llogaridhënie për dhunën policore: Të hënën dëgjesë me ministrin Demo

Pas vizitës në Bllokun e Sigurisë, ku takoi protestuesit e arrestuar, deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim mbi një orë me ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sophia de Sousa. Tabaku ngriti shqetësimin për dhunën policore ndaj studentëve, qytetarëve dhe gazetarëve, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe trajtimin e shkaqeve që kanë nxitur protestat. Të hënën do të zhvillohet një seancë dëgjimore me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, për dhunën e policisë ndaj qytetarëve dhe medias. Kërkesa për dëgjesën është firmosur nga deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat. Tabaku e informoi ambasadoren për këtë nismë që kërkohet nga 3 antareët në Komsionin që...