Nga tradhtia e gruas, tek internimi pas përplasjeve me Carin, jeta e vështirë e Pushkinit

Nga tradhtia e gruas, tek internimi pas përplasjeve me Carin, jeta e vështirë e Pushkinit

Aleksandër Sergejeviç Pushkini lindi në Moskë më 6 qershor 1799 në një familje oborrtare. Më 1811, u regjistrua në një lice ku mësonin fëmijët e aristokracisë peterburgase. Ambienti në lice la gjurmë të pashlyeshme në mendjen dhe zemrën e djaloshit. Mjedisi aty ishte i pasur me idetë e anticarizmit. Që në moshë të vogël ai shkroi vjershat e para lirike për gëzimet e jetës, për dashurinë, për miqësinë dhe për natyrën. U bë i njohur me odën “Liria”, poezitë “Cadajevit” dhe “Fshati”. Poezia e Pushkinit u ndalua nga censura cariste, por ajo u përhap dorë më dorë në qarqet përparimtare. E internuan në jug në Kaukaz, ku e mbajtën në mbikëqyrje. Pushkini jetoi në jug gjatë viteve 1820-1824. Ëndërrimet liridashëse i shpalosi me frymë bajroniane....