Burimi:
Shkodraweb.com

NGA THOMA GËLLÇI – Agron, jo gjithmonë është mediumi i tepërt – ndonjëherë është mesazhi që s’ka kuptim
👁9301
Të mbyllim RTSH-në, thotë Agron Shehaj, se “s’na duhet” dhe “kursen buxhetin”. …dhe Agroni nuk është i vetmi. Por pse të ndalemi te RTSH-ja? Le të vazhdojmë në këtë rrugë progresiste të shkatërrimit racional: Mbyllim Parlamentin! Se ç’na duhet 140 vetë që paguhen si CEO për të bërtitur si tifozë në një ndeshje “Skënderbeu–Kastrioti”? Të paktën RTSH-ja herë pas here transmeton ndonjë dokumentar mbi natyrën. Parlamenti, përkundrazi, prodhon reality show të nivelit “Big Brother”. Mbyllim teatrot, bibliotekat, dhe përse jo, mbyllim edhe memorien kolektive! Se është e shtrenjtë të kujtosh kush ishim, kur mund të klikosh “skip ad” dhe të...