Nga sulmi për kryebashkiakun e Londrës te fjalët e mira për gruan e Starmer, çfarë ndodhi në 60 minutat e konferencës së Donald Trump

Nga sulmi për kryebashkiakun e Londrës te fjalët e mira për gruan e Starmer, çfarë ndodhi në 60 minutat e konferencës së Donald Trump

Në sallën e ballos “Donald J Trump” në fushën e golfit Turnberry në Ayrshire, ishte e sigurt që presidenti amerikan do të ishte ai që do të tërhiqte gjithë vëmendjen. Nën llambadarët vezullues, ai kaloi më shumë se një orë të hënën duke iu përgjigjur pyetjeve nga shtypi, me ndërhyrje të herëpashershme nga Sir Keir Starmer. Trump foli për gjithçka, nga Nigel Farage deri te popullariteti i bashkëshortes së kryeministrit, Zonja Starmer. Megjithëse e lavdëroi Starmerin, përgjigjet e Trumpit zbuluan edhe dallimet mes bindjeve të tij dhe politikave të qeverisë britanike. Taksat dhe emigracioni Trump i dha këshilla Starmerit se...