Nga strehimi te spitalet, arsimi dhe teknologjia, Këshilli i Paqes i Trump zbulon planin për rimëkëmbjen e Gazës! 2.45 miliardë dollarë financim
Këshilli i Paqes i presidentit amerikan Donald Trump pritet të prezantojë një plan gjashtëmujor për rimëkëmbjen e Gazës, me një buxhet prej 2.45 miliardë dollarësh. Sipas Axios, plani përfshin 66 projekte dhe është hartuar gjatë një viti nga Këshilli i Paqes dhe qeveria teknokratike palestineze. Ai parashikon financime për strehim të përkohshëm, pastrimin e rrënojave dhe eksplozivëve, rehabilitimin e spitaleve, rikthimin e shërbimeve bazë dhe rimëkëmbjen ekonomike. Plani vlerëson dëmet materiale në Gaza në rreth 35.2 miliardë dollarë, ndërsa rindërtimi i plotë gjatë dekadës së ardhshme mund të kushtojë rreth 71.4 miliardë dollarë. Rreth 1 miliard dollarë janë parashikuar për infrastrukturën, përfshirë 400 milionë dollarë për strehim të përkohshëm, 275 milionë për pastrimin e rrënojave dhe eksplozivëve dhe 50 milionë për rehabilitimin e spitaleve. Një...
Burimi:
javanews.al