Nga shtigjet malore të Shqipërisë drejt Greqisë, zbulohet skema e trafikimit të emigrantëve

Nga shtigjet malore të Shqipërisë drejt Greqisë, zbulohet skema e trafikimit të emigrantëve

FOTO NGA Paisjet e sekuestruara GREQI- Një rrjet i organizuar që shfrytëzonte kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë për të trafikuar emigrantë dhe për të gjeneruar qindra mijëra euro është goditur nga policia greke. Hetimet kanë zbuluar se përmes kësaj skeme janë kaluar ilegalisht më shumë se 500 persona, ndërsa fitimet e përllogaritura të organizatës arrijnë në 750 mijë euro. Sipas mediave greke aktiviteti kriminal shtrihej në disa zona të Greqisë dhe drejtohej nga një grup prej 10 personash, të cilët janë arrestuar gjatë një operacioni në Igumenicë dhe Selanik. Në mesin e të ndaluarve janë dy sirianë një shqiptare dhe shtatë shtetas grekë. Grupi dyshohet se kishte ngritur një itinerar të mirëorganizuar për kalimin e emigrantëve nga Shqipëria. Fillimisht ata kalonin kufirin në këmbë përmes...