Nga SEPA te pagesat e menjëhershme, Guvernatori Sejko nga konferenca në Malin e Zi tregon hapat e Shqipërisë drejt Europës

Nga SEPA te pagesat e menjëhershme, Guvernatori Sejko nga konferenca në Malin e Zi tregon hapat e Shqipërisë drejt Europës

Besueshmëria e bankave qendrore, stabiliteti financiar dhe integrimi europian ishin në fokus të një konference të zhvilluar në Malin e Zi, ku mori pjesë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Në aktivitetin e organizuar nga Banka Qendrore e Malit të Zi, Sejko ishte pjesë e një paneli me guvernatorët e bankave qendrore të rajonit, ku u diskutuan sfidat ekonomike në një mjedis të karakterizuar nga pasiguria. Guvernatori theksoi se besueshmëria është thelbësore për kontrollin e inflacionit, ruajtjen e besimit të publikut dhe stabilitetin makroekonomik. Duke iu referuar Shqipërisë, ai nënvizoi rëndësinë e një politike monetare të qëndrueshme, kursit fleksibël të këmbimit dhe forcimit të sistemit financiar, në përputhje me standardet europiane. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë po përgatit zbatimin e TIPS Clone, sistemit të...