Nga rojet te kamerat inteligjente, Shqipëria rrit ndjeshëm investimet në siguri

Nga rojet te kamerat inteligjente, Shqipëria rrit ndjeshëm investimet në siguri

Siguria po iu kushton gjithnjë e më shumë vit pas viti bizneseve, individëve dhe institucioneve. Përparimi teknologjik po gjeneron mundësi të reja, por që kushtojnë dhe krijojnë hapësira për biznes të ri edhe në vendin tonë. Sektori që përfshin “Shërbimet e sigurisë dhe hetimit; shërbimet për ndërtesat dhe peizazhin (pastrimi); administrimi e zyrave, mbështetja e zyrave dhe shërbime të tjera mbështetëse të biznesit” ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri. Të dhënat tregojnë se të ardhurat nga ky grup aktivitetesh arritën në 84.4 miliardë lekë në vitin 2023, nga 75 miliardë lekë në vitin 2022 dhe 67 miliardë lekë në vitin 2021. Shërbimet mbështetëse të biznesit rriten me 26% në dy vjet. Këto shërbime luajnë në ekonominë shqiptare. Bëhet...