Nga Prizreni në Bruksel: Autostrada Biennale prezanton historinë e një hapësire në House of European History

Nga Prizreni në Bruksel: Autostrada Biennale prezanton historinë e një hapësire në House of European History

Autostrada Biennale është përzgjedhur për të marrë pjesë në History Lab Europe, në kuadër të House of European History, iniciativë e Parlamentit Evropian në Bruksel që bashkon organizata kulturore dhe komunitete nga e gjithë Evropa për të eksploruar mënyra të reja të mbledhjes, interpretimit dhe prezantimit të historisë evropiane. Në kuadër të Programit të Decentralizuar të History Lab Europe, i zhvilluar në bashkëpunim me European Cultural Foundation (ECF) dhe European Roma Institute for Arts and Culture (ERIAC), Autostrada Biennale do të zhvillojë projektin “The Life of a Place” (Jeta e një Vendi), i cili fokusohet në transformimin e hangarëve të ish-kampit ushtarak gjerman të NATO/KFOR-it në Prizren, sot pjesë e ITP Prizren, në Autostrada Hangar – Qendra për Art Bashkëkohor. Projekti me bazë në komunitet...