Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nga pasiguria te lavdia, sezoni më i mirë mes dyshimeve për largim. Salah rrëfehet për gjithçka
👁11283
Në një intervistë të gjatë dhe interesante për “France Football”, Mohamed Salah deklaroi: “E them me siguri se jam një legjendë e Liverpool-it (qesh). Shakaja mënjanë, sot jam në formë, stërvitem, përgatitem dhe luaj. Kur jam në shtëpi, përqendrohem plotësisht te familja ime. Kështu që nuk kam shumë kohë për ta ndjerë këtë. Por nëse më pyet, po, e di që jam një legjendë. Këtë sezon, pavarësisht gjithë pasigurive për rinovimin tim, tifozët kanë parë që kam dhënë gjithçka, pa mashtrime, pa kalkulime. Dhe këtu, në këtë klub, ndoshta më shumë se kudo tjetër, kjo është ajo që respektojnë më...