Nga një fjali në reklamë, në një deklaratë të Trump-it: “Shko, bjeru Sydney!”

Nga një fjali në reklamë, në një deklaratë të Trump-it: “Shko, bjeru Sydney!”

Një reklamë e re nga kompania “American Eagle” ka ndezur një debat të zjarrtë në Shtetet e Bashkuara dhe në qendër të gjithçkaje është aktorja Sydney Sweeney. Në spotin televiziv, Sweeney dëgjohet duke thënë: “My jeans are blue” (Xhinset e mia janë të kaltërta), ndërsa slogani që shoqëron reklamën është: “Sydney Sweeney has great jeans”, që në anglisht mund të tingëllojë si “genes” (gjene), duke hapur një fushë të tërë interpretimesh. Disa e kanë parë si një lojë fjalësh të zgjuar. Të tjerë kanë shkuar shumë më larg, duke e interpretuar si një mesazh me nuanca raciste, madje duke e lidhur me ideologji të së djathtës ekstreme. Në këtë valë polemikash, ish-presidenti Donald Trump vendosi të ndërhyjë me një postim ku e mbështet haptazi aktoren:...