Nga ndërtimet te plazhet dhe hotelet, projektligji i ri për turizmin: Gjobat deri në 400 mijë lekë

Nga ndërtimet te plazhet dhe hotelet, projektligji i ri për turizmin: Gjobat deri në 400 mijë lekë

Rregulla të reja për zhvillimin e turizmit, ndërtimet në zonat turistike, hotelet, apartamentet e dhëna me qira afatshkurtër dhe administrimin e plazheve. Këto janë disa nga ndryshimet që parashikohen në projektligjin e ri për turizmin te publikuar ne konsutlim public. Një prej ndryshimeve kryesore ne draft lidhet me pezullimin sezonal të punimeve të ndërtimit në zonat turistike. Këshilli i Ministrave mund të vendosë pezullimin e punimeve gjatë periudhave të caktuara të vitit, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik. Vendimi duhet të përcaktojë zonat ku do të zbatohet pezullimi llojet e punimeve periudhën e fillimit dhe përfundimit, si edhe rastet kur ndalimi zbatohet vetëm në orare të caktuara. Por periudha e ndalimit nuk i humbet subjektit ndërtues. Koha e pezullimit nuk llogaritet në afatin...