Nga molla te fjala/ Arkitektura e dhimbjes në “Një dhimbje për vete” të Xhavit Beqirit
(Xhavit Beqiri, Një dhimbje për vete, Drita, 2026) Ka libra poetikë që e shpallin temën e tyre në titull dhe ka të tjerë që, përmes titullit, ndërtojnë një problem. Një dhimbje për vete i Xhavit Beqirit i përket llojit të dytë. Sintagma mund të lexohej fillimisht si mbyllje në përvojën individuale: secili me dhimbjen e vet. Por poezia titullore e përmbys këtë pritje. “Duhet ta kesh një dhimbje / Një dhimbje të fortë të përqendruar / Një plagë të denjë për t’u dashur” (“Një dhimbje për vete”, f. 43), shkruan poeti, duke e kthyer dhimbjen nga gjendje pasive në provë të autenticitetit. Dhimbja nuk kërkohet për t’u ekspozuar; duhet të jetë “vetëm tënden”, e brendshme, e papërvetësueshme nga tjetri. Në këtë kuptim, titulli nuk propozon...
Burimi:
kultplus.com