Nga mbrojtja e sekretit profesional te krijimi i mekanizmit GRAVO, Shqipëria ratifikon Konventën e Luksemburgut për avokatët!
Nga mbrojtja e sekretit profesional te krijimi i mekanizmit GRAVO, Shqipëria ratifikon Konventën e Luksemburgut për avokatët Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 106/2026 për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, të nënshkruar në Luksemburg më 13 maj 2025. Akti ligjor, i shpallur me dekretin nr. 585 nga Presidentit i Republikës, Bajram Begaj, synon të forcojë mbrojtjen institucionale dhe mjedisin ku ushtrohet mbrojtja ligjore në vend. Sipas përcaktimeve të neni 1, instrumenti i ri ndërkombëtar synon “të forcojë mbrojtjen e profesionit të avokatit dhe të drejtën për ta ushtruar këtë profesion me pavarësi dhe pa diskriminim, pengesë ose ndërhyrje të papërshtatshme, ose pa iu nënshtruar sulmeve, kërcënimeve, ngacmimit ose frikësimit”. Dokumenti vjen si përgjigje ndaj...
Burimi:
javanews.al