Larje hesapesh/ Ekzekutohet në një lokal shqiptari në Spanjë, autori ikën me monopatinë elektrike
Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Orihuela Costa të Spanjës. Ngjarja dyshohet se lidhet me një larje hesapesh, ndërsa autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes me monopatinë elektrike. Sipas medias spanjolle ‘Información’, ngjarja ka ndodhur pak para orës 13:00 të së martës, në kompleksin sportiv dhe të argëtimit ‘Playa Flamenca Sport Club’, në zonën e Playa Flamenca, në Orihuela Costa. Viktima, me origjinë shqiptare, ndodhej në tarracën e një lokali brenda kompleksit, kur një person është afruar dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur. Pas atentatit, autori është larguar me monopatinë elektrike, sipas dëshmive të personave që ndodheshin në vendngjarje. Në vendin e krimit kanë mbërritur efektivë të Guardia Civil, pas...
Burimi:
syri.net