Nga mbjellës farash në armën që do të bënte kërdinë në luftë, historia e çuditshme e mitralozit të parë

Nga mbjellës farash në armën që do të bënte kërdinë në luftë, historia e çuditshme e mitralozit të parë

Në mesin e viteve ‘800 lufta, ishte shumë e ndryshme nga ajo që njohim sot. Ndërsa sot është e zakonshme që pistoletat të mbajnë rreth 17 fishekë, para Luftës Civile të SHBA-së, armatimi ishte shumë më pak i avancuar. Pak para fillimit të kësaj lufte në vitin 1861, shumica e armëve të disponueshme për ushtarët në terren, ishin ose pistoleta ose pushkë që mund të mbanin vetëm një fishek, dhe që pas tështënës duhej të mbusheshin manualisht me barut dhe një plumb, përpara se arma të mund të shkrepte sërish. Por gjërat do të ndryshonin në nëntorin e vitit 1862. Shpikësi Riçard Getling mori një patentë për një lloj të ri arme, e cila do të ndryshonte në mënyrë drastike luftërat e ardhshme. I lindur në Manej Nek, Karolina e Veriut, më 12 shtator 1818, Getling nisi ta ndihmonte që kur ishte adoleshent babain e tij në përmirësimin e mjeteve dhe makinerive që përdornin për të vjelurpambukun. Në vitin 1844, Riçard mori patentën e tij të parë për një lloj të ri mbjellësi të farërave. Mëvonë Getling vazhdoi ta përmirësonte mbjellësin e tij të farave, dhe...