Nga mbeturina në produkte artizanale, ekonomia qarkulluese në duart e të rinjve shqiptarë

Nga mbeturina në produkte artizanale, ekonomia qarkulluese në duart e të rinjve shqiptarë

Nga mbeturinat në produkte artizanale. Nga shishet e hedhura te vazo me lule, dekore tavolinash apo materiale që mund të përdoren në ndërtim. Iniciativa të gjelbra po marrin jetë në Shqipëri, falë të rinjve që besojnë te riciklimi dhe ekonomia qarkulluese. Bleona Zela është një prej tyre. Nisi si aktiviste duke kërkuar pastrimin e lumit Ishëm dhe sot drejton një qendër riciklimi. Aty plastika dhe qelqi shndërrohen në produkte të përdorshme, duke reduktuar ndotjen dhe kthyer mbetjet në mundësi. “Përveç thirrjeve që i bënim komunitetit për moshedhjen e mbeturinave në lumë, arritëm të ndërtojmë qendrën. Ishim të fokusuar te plastika...