Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nga “lufta” e vjetër e Tifozave Kuq e Zi me FSHF te bojkotimi i ndeshjes për shkak të biletave. Çfarë nuk u pa dje
👁11189
Është e shtunë 7 Qershor 2025.Ndodhemi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.Ora është 19:00 dhe mijëra vetë marshojnë drejt stadiumit “Arena Kombëtare” ku do të luhet takimi i tretë i përfaqësueses tonë ,takim ky i vlefshëm për Eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026, që do luhet në Amerikën e Veriut.Ndeshja midis Shqipërisë dhe Serbisë në “Arenën Kombëtare” pritet të fillojë pas vetëm 105 miniutash, por në rrugët që të çojnë drejt stadiumit nuk dëgjohet vetëm zhurma e zakonshme e tifozëve. Në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë, një grup i madh njerëzish, të veshur kuq e zi, me plisa...