Burimi:
Opinion.al

“Nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara”/ Rama: Më 16 maj, bëhen bashkë në zemër të Tiranës liderët e të gjithë kontinentit tonë
👁2806
Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar mëngjesin e sotëm ngjarjen e 16 majit, ku Tirana do të mikpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian.Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ai ka treguar liderët e kontinentit Evropian që do të mbërrijnë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Videon Rama e nis me një fjalim të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili thotë se “Kjo organizatë e re evropiane do t’u mundësonte kombeve demokratike evropiane që i përmbahen vlerave tona thelbësore të gjejnë një fushë të re bashkëpunimi politik, sigurie, bashkëpunimi në energji, transport, investime, infrastrukturë, lëvizje të njerëzve dhe veçanërisht...