Nga kredia e Ballës te vila 15 milionë euro në Itali, sherr mes Manjës dhe Shehajt: Tregoju protestuesve si i fitove paratë!
Debati politik në Kuvend është shoqëruar me akuza dhe replika të forta mes deputetit socialist Ulsi Manja dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Në fjalën e tij, Shehaj vuri re mungesën e Taulant Ballës në Kuvend dhe e pyeti Manjën nëse e ka dëgjuar kur ai ka thënë se ka marrë kredi që duhet t’a shlyej deri në vitin 2044. Nga ana tjetër, Manja ngriti pikëpyetje mbi transaksionet e pretenduara të Shehajt me kriptovalutat dhe shitjen e një vile në Forte dei Marmi të Italisë, duke i kërkuar që këto çështje t’i sqaronte edhe përpara protestuesve më 28 nëntor. Bëhet fjalë për vilën në Forte dei Marmi, në Itali, për të cilën Shehaj është kallëzuar në SPAK për pastrim parash. Në deklaratën e pasurisë...
Burimi:
javanews.al