Nga kokaina te restorantet, si po kthehen klanet shqiptare në fuqi ekonomike në Venecia?

Nga kokaina te restorantet, si po kthehen klanet shqiptare në fuqi ekonomike në Venecia?

Jo vetëm shpërndarja e drogës, por edhe investimet në biznese. Grupet shqiptare po bëhen një prani e rëndësishme ekonomike në Venecia, duke ngritur dyshime për përdorimin e kapitaleve që mund të burojnë nga trafiku i narkotikëve. Kështu shkruan media italiane “Il Gazzettino”, në një artikull ku trajton shtrirjen e rrjeteve kriminale shqiptare në rajonin e Venetos dhe vështirësitë e autoriteteve për t'i goditur ato. Sipas medias italiane, prej vitesh grupet shqiptare menaxhojnë tregtinë me shumicë të lëndëve narkotike, veçanërisht të marijuanës dhe kokainës, ndërsa shpërndarjen në rrugë ua besojnë kryesisht shtetasve tunizianë. Drejtuesit e këtyre rrjeteve, sipas artikullit, qëndrojnë zakonisht jashtë Italisë, çka e bën më të vështirë goditjen e organizatave nga autoritetet. E njëjta mënyrë veprimi, sipas “Il Gazzettino”, përdoret edhe nga mafia nigeriane,...