Nga këshilltare në BKH në krye të Burgjeve: Kush është Sadleva Bodo që zëvendëson Adriatik Kupin

Nga këshilltare në BKH në krye të Burgjeve: Kush është Sadleva Bodo që zëvendëson Adriatik Kupin

Sadleva Bodo pritet të emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve, duke marrë drejtimin e sistemit penitenciar pas dorëheqjes së Adriatik Kupit, i cili u largua nga detyra pas vetëm shtatë muajsh në krye të këtij institucioni. Bodo vjen nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), ku për pesë vite ka shërbyer si këshilltare ligjore e drejtorit të kësaj strukture të posaçme, fillimisht pranë Aida Hajnajt dhe më pas nën drejtimin e Joni Ketës. Më herët, nga maji i vitit 2018 deri në gusht 2021, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Integrimit Europian dhe Asistencës në Ministrinë e Brendshme, përfshirë periudhën kur ky institucion drejtohej nga Fatmir Xhafaj. Sipas të dhënave, tri ditë përpara daljes së emrit të saj si kandidate kryesore, më 9 tetor, Bodo ka zhvilluar...