Nga Ibiza me dashuri: Camila Cabello s’fsheh më asgjë për lidhjen e saj

Nga Ibiza me dashuri: Camila Cabello s’fsheh më asgjë për lidhjen e saj

Camila Cabello ka bërë zyrtarisht publike lidhjen me të dashurin e saj prej 7 muajsh, biznesmenin libanez Henry Junior Chalhoub. Këngëtarja 28-vjeçare ndau me ndjekësit një foto të ëmbël nga pushimet në Ibiza, ku shihet dorë për dore me partnerin, teksa në mbishkrim shkruan: “Po bie në dashuri”. Çifti është parë më herët duke shkëmbyer përqafime dhe puthje gjatë një zhytjeje në ujërat e Detit Balearik, një romancë që tashmë s’ka më asgjë për të fshehur. Henry Junior është trashëgimtar i perandorisë Chalhoub, një emër i madh në industrinë e luksit me bazë në Dubai. Dyshja janë parë së bashku...