Nga i dënuar në Serbi, në gjyqtar në Kosovë e rrezik për sigurinë/ Kush është Radomir Llaban?

Nga i dënuar në Serbi, në gjyqtar në Kosovë e rrezik për sigurinë/ Kush është Radomir Llaban?

Vëmendja e opinionit publik në Kosovë është kthyer sërish te Radomir Llaban, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nga radhët e komunitetit serb. Këtë herë, vëmendja është kthyer te Llaban në kulmin e një krize institucionale që po zgjat prej disa muajsh, si pasojë e pamundësisë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të shkurtit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – për shkak të Llabanit – të martën e tërhoqi edhe kërkesën që në korrik ia kishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për të kërkuar sqarim lidhur me hapat e mëtejmë në rast se Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afat i caktuar më herët nga kjo gjykatë. Si arsye për tërheqjen e kërkesës së saj, Osmani përmendi emërimin e gjyqtarit Llaban...