NGA GENTI NEHANI – “Thethi”, Sokoli të paraqesë prova konkrete, ose të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij publike

NGA GENTI NEHANI – “Thethi”, Sokoli të paraqesë prova konkrete, ose të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij publike

E kam ndjekur me vëmendje deklaratën e zotit Sokoli në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, lidhur me ndërtimet në zonën e Thethit. Jam punësuar në Bashkinë Shkodër që në vitin 2021, ku kam mbajtur edhe detyrën e Drejtorit të Policisë Bashkiake, aktualisht që prej gushtit 2023 jam inspektor i IMT për ndërtimet në Theth. Në këtë detyrë kam ndjekur të gjitha proçedurat në zonën e Thethit dhe i them këshilltarin Imeldi Sokoli të bëjë transparente emrat, provat dhe faktet konkrete që mbështesin akuzën publike të tij. Për sqarim të opinionit publik që prej muajit shkurt të këtij viti, për ndërtimet pa leje, janë ndërmarrë mbi 50 procedura për prishje të këtyre objekteve në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Fatkeqësisht, edhe kur zbatimi i ligjit...