Nga frika e zogjve te varëset e rrobave, frikërat e pazakonta të yjeve të muzikës
Edhe yjet më të njohur të muzikës, të mësuar me skena gjigante dhe miliona fansa, kanë frikëra që mund të duken të pabesueshme. Disa tremben nga krijesat e detit, të tjerë nga zogjtë, merimangat apo edhe nga objekte të zakonshme të përditshmërisë.Taylor Swift ka treguar se ndër frikërat e saj janë iriqët e detit. Në një intervistë në emisionin “The Ellen DeGeneres Show” në vitin 2014, këngëtarja i përshkroi këto krijesa si veçanërisht të frikshme, duke i krahasuar me një granatë të fshehur nën ujë.Edhe Rihanna, e cila është rritur në Barbados, një ishull i rrethuar nga deti, ka rrëfyer se ka frikë nga peshqit dhe krijesat detare. Ajo ka treguar se gjatë një qëndrimi në ujë në Barbados, pasi vuri re disa peshq të...
Burimi:
kultplus.com