NGA ERVIN SALIANJI – Në vend që të luftojë krimin, qeveria lufton kundërshtarët në Instagram, Rama, jep dorëheqjen!

NGA ERVIN SALIANJI – Në vend që të luftojë krimin, qeveria lufton kundërshtarët në Instagram, Rama, jep dorëheqjen!

Në vend që të luftojë krimin, qeveria lufton kundërshtarët në Instagram. Shqipëria sot duket si një vend pa zot, pa qeveri dhe pa autoritet shtetëror. Nga jugu në veri kanë plasur armët dhe konfliktet po zgjidhen me ligjin e më të fortit.Qeveria e ka humbur kontrollin në territor dhe ua ka lëshuar autoritetin bandave kriminale. I shfrytezon për zgjedhje, i majm me pushtet e privilegje e vjen një moment kur bandat nuk mjaftohen më duke ushtruar pushtetin e tyre brenda shtetit por sfidojnë vetë shtetin.E ndërsa Shqipëria përballet me pasiguri, armë dhe dhunë, qeveria ka një prioritet tjetër, të mbyllë Instagramin e protestuesve dhe të luftojë zërat kundër saj.Kjo qeveri nuk e kontrollon territorin, nuk garanton sigurinë dhe nuk lufton krimin, por merret me kundërshtarët...