“Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi”, Rama paralajmëron tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë

“Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi”, Rama paralajmëron tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi këtë të premte të gjithë tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë. Ai tha se duke nisur nga e hëna që vjen do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe çdo produkt bulmeti që tregtohet pa faturë. Rama shtoi se përveç se është e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme me këto temperatura dhe mund të shkaktojnë helmime. “Përpara se ta mbyllim këtë maratone, dua të sjell në vëmendje dhe faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë...
Burimi: Vizionplus.tv