Nga Dwamena te Jesus de Miguel: kur futbolli shndërrohet në tragjedi
Jesus de Miguel nuk ia doli të mbijetonte. Sulmuesi i Tenerifes ndërroi jetë në spital pas një përplasjeje me portierin kundërshtar, Joseph Owono, gjatë kohës shtesë në një ndeshje midis Tenerifes dhe Andorrës – një takim në Segunda División spanjolle (ekuivalenti i kategorisë së parë). Kjo është vetëm më e fundit në një seri të gjatë tragjedish që kanë goditur futbollistët profesionistë. Nga Astori te Morosini, ja disa nga rastet më të njohura. Matija Sarkic Në qershor të vitit 2024, në moshën vetëm 26-vjeçare, ndërroi jetë Matija Sarkic, portieri i Millwall-it dhe i kombëtares së Malit të Zi. Ai vdiq pasi pësoi një emergjencë mjekësore të papritur në një apartament në Budva; kur mbërriti ndihma, ishte tashmë tepër vonë. Në ndeshjen e tij të fundit...
Burimi:
telesport.al