Nga Durrësi në burgun e Fierit, Drejtoria e Burgjeve: Transferimi i Veliajt është ‘sekret shtetëror’
TIRANË-Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Verliaj në burgun e Fierit. Në një deklaratë për shtyp, institucioni sqaron se urdhri i transferimit është firmosur sipas procedurave dhe është bërë në përputhje me ligjin, por nuk jepet një arsye konkrete për transferimin e Veliajt nga Durrësi në burgun e Fierit. Drejtoria e Burgjeve thekson se sa i përket urdhrit të transferimit është pjesë e dokumenteve të klasifikuara si “sekret shtetëror”. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, më 28 tetor Veliajt i janë zbatuar procedurat standarde të pranimit, ndërsa më 29 tetor, strukturat përgjegjëse të institucionit kanë zhvilluar një takim me të, gjatë të cilit janë dëgjuar pretendimet e tij dhe janë dhënë sqarime për të drejtat dhe...
Burimi:
zeri.ai