Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga Dubai në Tiranë/Si ndikoi Tony Blair karrierën e Ramës dhe çfarë fshehin kontratat e Institutit të tij në Shqipëri?
Në një konferencë për teknologjinë shkurtin e vitit të kaluar në Dubai, kryeministri Edi Rama u ngjit në podium me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair dhe i dedikoi këtij të fundit karrierën e tij si politikan dhe kryeministër. “Unë nuk do të isha as kryeministër dhe as njeri i përfshirë në politikë pa të,” i tha Rama audiencës, ndërsa Blair ishte në rolin e prezantuesit. “Dhe përpara se ta njihja [Blair], ai ishte modeli dhe frymëzimi im për të hyrë në politikë…,” shtoi ai. Por lidhjet mes ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama nuk janë vetëm politike. Prej janarit të vitit 2024, organizata e themeluar prej tij, Tony Blair Institute, ka hapur një degë biznesi në Shqipëri dhe ofron konsulencë për qeverinë...