Nga Dubai në burgun belg, ekstradohet Eldi Dizdari, dënohet me 10 vite burg për trafikun e drogës
Eldi Dizdari Eldi Dizdari i njohur edhe si Denis Matoshi është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Belgjikës ku pritet të vuajë dënimin me 10 vite burg të dhënë nga drejtësia belge për përfshirjen në trafikun e drogës. Sipas mediave belge 37-vjeçari i njohur edhe me pseudonimet 'Alduth' ose 'Shqiptari i gjatë' u nis të mërkurën me avion nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe pas disa orësh mbërriti në aeroportin ushtarak të Melsbroek. Prej aty ai u transferua në një burg belg. Dizdari ishte arrestuar në Emiratet rreth dy vite më parë, pas një kërkese të autoriteteve belge për ekstradimin e tij. Emri i tij lidhet me organizatën kriminale shqiptare "Kompania Bello" ndërsa autoritetet belge e konsiderojnë një prej figurave kryesore të saj. Sipas vendimit...
Burimi:
zeri.ai