Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga betimi i Hipokratit te betimi si deputete, Zheni Gjergji mbyll rrugëtimin në Parlament, ja mesazhi
Prof. Asc. Dr. Zheni Gjergji ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale, duke falenderuar qytetarët për mbështetjen gjatë gjithë mandatit të saj. Teksa sot, ishte seanca e fundit parlamentare, që përkon me përfundimin e angazhimit të saj si deputete, ajo ndan reflektime të sinqerta për rrugëtimin në politikë. Përmes një shënimi publik, Zheni Gjergji i falenderon qytetarët dhe kolegët për besimin dhe bashkëpunimin gjatë këtij kapitulli. Ajo thekson se ka punuar me ndershmëri dhe përgjegjësi, duke mbajtur besnikëri ndaj betimeve të saj. Ky mesazh është një përmbledhje e përkushtimit dhe shpresës për të vazhduar angazhimin në shërbim të Shqipërisë...