Nga Amantia drejt Olimpit

Nga Amantia drejt Olimpit

Nga Amantia drejt Olimpit, një festë e madhe historike, kuturore dhe sportive. Me iniciativë të Presidentit Fidel Ylli, Komiteti Olimpik Shqiptar dhe Akademia Olimpike do të organizojnë Ditën Olimpike të Amantias, me pjesëmarrjen e shumë sportistëve dhe fëmijëve, që do të zhvillojnë gara të ndryshme sportive, në qytezën e vjetës të Amatias. Si një prej qendra të lindjes së qytetërimit modern, që daton prej shekullit të III p.e.s, Amantia është një dëshmi e gjallë e një historie të pasur, me tradita kulturore, historike dhe sportive. Dita Olimpike e Amantias do të jetë pjesë e Vajzë-Fest, një aktivitet i përvitshëm me përmasa kombëtare, organizuar nga Shoqata Kulturore Vajzë dhe Bashkia Selenicë, nën kujdesin Kryetarit të Bashkisë, Nertil Bellaj.