Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nga 22 prilli te 6 maji… Atëherë kur ka më shumë rëndësi, Acerbi bëhet “heroi” i Interit
👁6131
Nga goli në derbin e titullit më 22 prill 2024 deri tek ai i barazimit mbrëmjen e së martës, më 6 maj 2025, kundër Barcelonës. Francesco Acerbi nuk shënon shpesh, por kur e bën, zgjedh momente që peshojnë shumë. Një njeri që në jetën e tij ka treguar gjithmonë se nuk pranon të dorëzohet. Edhe para se ta bënte këtë në fushë, ai fitoi betejën më të rëndësishme në korrik të vitit 2013, kundër një tumori në testikuj. Pasi e mposhti sëmundjen, mbrojtësi tregoi historinë e tij në një libër, ku mesazhi ishte i qartë: kurrë mos u dorëzo, edhe...