Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Nga 1 korriku, patrullim i përbashkët Kosovë-Shqipëri për sezonin veror
Në kuadër të sezonit turistik veror dhe fluksit të shtuar të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova, u firmos Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Republikës së Shqipërisë. Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve. Shërbimet e përbashkëta do të kenë si objektiva: Parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore; Menaxhimin e trafikut në akset kryesore që lidhin...