Nezir Zasella – ”Në moshën 17 vjeçare, zhveshi rrobat e bariut dhe veshi ato të trimërisë, në krah vari pushkën me dy rrathë të fishekëve..”

Nezir Zasella – ”Në moshën 17 vjeçare, zhveshi rrobat e bariut dhe veshi ato të trimërisë, në krah vari pushkën me dy rrathë të fishekëve..”

Nezir Rrahmani – Zasella, një personalitet i shquar në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar Shkrim i prof. Dr.Sci. Mehmet Rukiqit Nezir Zasella ishte një nga personalitetet më të shquara të luftës për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Ishte identiteti më i spikatur i heroizmit luftarak. Në moshën 17 vjeçare, më 1902, zhveshi rrobat e bariut dhe veshi ato të trimërisë, mënjanoi shkopin e blegtorisë dhe vari në krah pushkën me dy rrathë të fishekëve, në vend të fyellit e kavallit, të mbërthyer në rripin e pantallonave, në rripin e tirqve të galum, shallit dhe shokës në brez, mbërtheu koburet tradicionale. Bukuria e rrallë fizike, armët dhe veshja kombëtare, prej plisit të bardhë , mitanit e fermenës e deri te opingat me rrathë, mahnitën shikuesit e...