Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Neymar për qëndrimin te Santosi: Nga 0 në 10, them 7. Është shtëpia ime, dua ta mbyll këtu
Po sikur Neymar të qëndrojë përfundimisht te Santos? Ylli brazilian 33-vjeçar, ish-lojtar i Barcelonës dhe PSG-së, pas 6 muajve në huazim te Santos, ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës, por dje u deklarua më i afërt me qëndrimin. “Cilat janë gjasat që të qëndroj te Santos? Nga 0 në 10, them 7”, – nënvizoi ai duke buzëqeshur në një intervistë për kanalin “Bandsports”. Ai shtoi: “Historia ime me Santos nuk do të përfundojë kurrë. Kam lindur te Santos dhe dua të vdes këtu. Është shtëpia ime, është skuadra e zemrës sime dhe po bëj gjithçka që mundem...