Neymar mendon tërheqjen nga futbolli: “King’s League” në vitin 2030? Me gjurin tim…
10 Nëntor 2026 13:23 Alfred Lleshi Neymar po mendon për të ardhmen pas futbollit, por nuk ka ndërmend t’i varë menjëherë këpucët në gozhdë. Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë me krijuesin brazilian të përmbajtjeve, Cris Guedes, sulmuesi i Santos foli për mundësinë e pjesëmarrjes në “King’s League”: “Doja të merrja pjesë në ‘King’s League’. Do ta bëj në vitin 2030”, – deklaroi braziliani. Kur bashkëbiseduesi i kujtoi se kjo do të nënkuptonte tërheqjen nga futbolli pas katër vitesh, Neymar u përgjigj me një buzëqeshje të hidhur: “Nuk është kështu… Po të kishe gjurin tim, do ta kuptoje”. Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së vazhdon të vuajë nga problemet në gjurin e majtë, i cili iu nënshtrua sërish një ndërhyrjeje kirurgjikale dhjetorin e kaluar. Pas rikthimit te...
Burimi:
telesport.al