Chivu përlotet gjatë rrëfimit: Babai im nuk jeton më, por unë vazhdoj të flas me të
10 Nëntor 2026 13:16 Alfred Lleshi “Shpresoja ta përfundoja me falënderime dhe jo me lot në sy. Edhe sot, në moshën 46-vjeçare, vazhdoj të flas me babanë tim, megjithëse ai nuk jeton më. Ende flas me të”, – u shpreh me emocion Cristian Chivu në skenën e “Teatro Regio” të Parmës, ku mori çmimin “Sport Civiltà”. Trajneri i Interit foli edhe për krizën e futbollit italian dhe mungesën e Italisë në tri Botërorët e fundit: “Ka shumë arsye pse Italia nuk ka marrë pjesë në tri Kupat e fundit të Botës, por ende nuk kemi gjetur zgjidhjen. Në futbollin e moshave flitet shumë për taktikën. Trajnerët janë nën presion, sepse rezultatet përcaktojnë pozicionin e tyre. Disa harrojnë se duhet të jenë edhe edukatorë. Brezat e...
Burimi:
telesport.al