Telashe te Liverpool: Van Dijk largohet nga kombëtarja i dëmtuar, Szoboszlai në dyshim pret testet mjekësore
10 Nëntor 2026 13:18 Telesport Mbrojtësi Virgil Van Dijk ka humbur angazhimin e tij me Holandën për dy ndeshjet e radhës të Nations League për shkak të një dëmtimi. Ai do të kthehet te Liverpool për të vijuar një fazë rikuperimi, ndërkohë që është larguar nga grumbullimi. 35-vjeçari, i cili numëron 100 paraqitje për vendin e tij, luajti për 90 minuta të plota në fitoren 3-1 të “reds” ndaj Crystal Palace të dielën. Gjendja e tij fizike u vlerësua si “jo mjaftueshëm” për të qenë pjesë e skuadrës për shkak të një problemi shëndetësor të paspecifikuar. Ndërkohë, edhe pjesëmarrja e Dominik Szoboszlai në ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare është vënë edhe në dyshim. Federata Hungareze e Futbollit njoftoi se lojtari do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Szoboszlai...
Burimi:
telesport.al