New Yorku, Londra dhe Parisi kryesojnë renditjen e qyteteve më të mira në botë për vitin 2026
New Yorku, Londra dhe Parisi janë renditur në tri vendet e para të Indeksit Global të Qyteteve 2026, të publikuar nga Oxford Economics, i cili vlerëson 1,000 qytete në mbarë botën, duke marrë parasysh ekonominë, qeverisjen, kapitalin njerëzor, mjedisin dhe cilësinë e jetës. Pas tri qyteteve kryesore renditen Seattle, San Francisco dhe Dublin, ndërsa në dhjetëshen e parë përfshihen gjithashtu Bostoni, San Jose, Tokio dhe Zyrihu. Rezultatet tregojnë se suksesi i qyteteve nuk varet vetëm nga fuqia ekonomike, por edhe nga investimet në kulturë, arsim, teknologji dhe zhvillim të qëndrueshëm. Sipas analizës, kapitali njerëzor është një nga faktorët që i dallon qytetet më të suksesshme. Londra kryeson në këtë kategori, e mbështetur nga fuqia punëtore e kualifikuar dhe diversiteti i popullsisë, ndërsa Bostoni dallohet për...
Burimi:
kultplus.com