Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
New York-u “bëhet” kuqezi, shqiptarët tregojnë traditën në veshje dhe valle
Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka mbajtur paradën e përvitshme në rrugët e “Mollës së Madhe” duke veshur me ngjyrat kuq e zi një nga zonat më në zë të këtij qyteti. Mijëra shqiptarë, të vegjël e të mëdhenj, me tupanë e cyrle marshuan përgjatë Central Park në Ëest Manhattan, duke sjellë për të disa orë një shije shqiptare në qendrën e Amerikës. Edhe këtë vit parada u organizua nga “Albanian Roots”, me të përhershmin Marko Kepi që mbajti dhe fjalën përshëndetëse.