Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
’New Generation’, zërat e rinj të operës shpalosin punën me maestron Ramón Vargas
Flonja Haxhaj Në kuadër ‘Rame Lahaj International Opera Festival’, mbrëmë, në ambientet e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, u zhvillua një mbrëmje e veçantë koncertale me pjesëmarrjen e të rinjve premtues në fushën e këndimit operistik në koncertin ‘New Generation’. Duke nisur nga ora 19:30, zëri i pasionit, përkushtimit dhe talentit u shpalos me elegancë përpara publikut, shkruan KultPlus. Ky koncert prezantonte punën e masterclassit të veçantë të ofruar nga një prej yjeve të operës botërore, mjeshtri Ramon Vargas, i cili përmes përvojës së tij u dha të rinjve një mundësi të rrallë për të kultivuar më tej potencialin e...