Neutralizohen vatrat e zjarrit në qarkun e Korçës! Vijon monitorimi në Strelcë, Dishnicë-Barç dhe Lajthizë

Neutralizohen vatrat e zjarrit në qarkun e Korçës! Vijon monitorimi në Strelcë, Dishnicë-Barç dhe Lajthizë

Në vijim të monitorimit dhe ndërhyrjeve të kryera nga strukturat përgjegjëse të Emergjencave Civile vendore, situata aktuale në territorin e Qarkut Korçë paraqitet e stabilizuar. Të gjitha vatrat e zjarrit janë neutralizuar dhe nuk paraqitet rrezik për përhapje të mëtejshme. Ndërhyrjet dhe monitorimi në terren vijojnë për garantimin e sigurisë dhe parandalimin e çdo riaktivizimi të mundshëm. 1. Fshati Strelcë, Njësia Administrative Gorë, Bashkia Maliq: Zjarri është shuar plotësisht dhe vatra është neutralizuar. Vijon monitorimi nga forcat vendore në terren. 2. Zona midis fshatrave Dishnicë dhe Barç, Nj.A. Bulgarec, Bashkia Korçë: Zjarri është neutralizuar dhe situata paraqitet e qëndrueshme. Sektori...