Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Neutralitet, mosanëtarësim në NATO dhe heqjen e sanksioneve! Reuters zbulon kushtet e Putin për t’i dhënë fund luftës
👁2658
Reuters zbulon kushtet e presidentit rus, Valdimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas agjencisë së lajmeve, Putin kërkon neutralitetin e Ukrainës, mosanëtarësimin në NATO dhe heqjen graduale të një pjesë të konsiderueshme të sanksioneve. Ai kërkon kështu që të përjashtohet mundësia që republikat e tjera ish-sovjetike, si Gjeorgjia dhe Moldavia të mos bëhen anëtare të Aleancës Ushtarake. Ndër të tjera, presidenti rus kërkon garanci institucionale për mbrojtjen e folësve rusë në Ukrainë. Top Channel