“Neue Zürcher Zeitung” vlerëson filmin “Dua” të Blerta Bashollit
E përditshmja e njohur zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” ka publikuar një kritikë vlerësuese për filmin “Dua” të regjisores kosovare Blerta Basholli, i cili rikthen përmes përjetimeve të një vajze të re realitetin e shqiptarëve në Prishtinë në fund të viteve të nëntëdhjeta. Filmi nis me Duan, një vajzë 13-vjeçare që përgatitet me shoqet për një festë, derisa atmosfera ndërpritet nga ndërhyrja e një njësie të policisë serbe. Kjo skenë vendos tonin e një rrëfimi që sjell në ekran frikën, pasigurinë dhe tensionet që shoqëronin jetën e përditshme të shqiptarëve në prag të luftës në Kosovë. Sipas kritikës së gazetës zvicerane, Basholli mbështetet në kujtimet e veta të fëmijërisë për të paraqitur një shoqëri ku edhe veprimet më të zakonshme ishin të mbushura me pasiguri. Përmes...
Burimi:
kultplus.com